Kreu i PD ka thënë se opozita nuk do të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore, duke e futur vendin në një krizë tjetër politike.
Basha është shprehur se ditën e nesërme Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të protestuar kundër tiranisë.
Gjithashtu kreu i PD është zotuar se teatri do të ngrihet ashtu siç ka qenë, me projektin që ka patur në fillim.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të jemi në mbështetje të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, në protestë kundër krimit makabër. Në një protestë jo vetëm në mbrojtje të artit, por kundër tiranisë dhe shkeljes flagrante të ligjit. Në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat dhe nesër në 16:30 do të jemi aty. Nesër do të jetë rikthimi te vlerat e demokracisë. Kemi propozuar të rindërtojmë Teatrin Kombëtar, siç ishte projekti në fillim. Ky është një zotim i koalicionit opozitar, dhe do të cojmë para drejtësisë dhe prapa hekurave ata që morën këtë vendim. Reformë Zgjedhore nuk do të ketë”, tha ndër të tjera Basha.



