Basha për vendimin e Strasburgut/ Që të mos paguani gjobat, duhet të largojmë gjobëvënësin Rama
I pyetur nga moderatori Ismet Drishti, se cila është mënyra që shqiptarët mos paguajnë këtë marrëzi të Ramës, Basha u përgjigj se e vetmja mënyrë është që të largohet gjobëvënësi Rama.
Drishti: A ka një mënyrë që unë dhe shqiptarët mos paguajmë lekë për këtë vendim të Ramës, sepse unë nuk kam qenë dakord për tu prishur, pse duhet të paguaj unë?
Basha: Ka një mënyrë, por Edi Rama qëndron mbi kurrizin e këtij populli. Dhe për sa kohë Rama qëndron mbi kurrizin e popullit, faturat e Ramës do ti paguajë Rama. Që të mos paguhet kjo faturë populli duhet ta shkulë nga shpina Edi Ramën. Prandaj populli duhet të bashkohet në 27 janar për të shkulur nga shpina Edi Ramën. Nëse nuk largohet Rama kjo faturë do të vijë duke u ngarkuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



