Basha: Projekti i vetingut është një projekt mafioz!
Janë përfshirë në të edhe diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës dhe janë marrë peng ekspertë të BE-së.
Plani i Edi Ramës, si kreu i kupol
ës së republikës së vjetër, është shumë i thjeshtë. Me vetingun në drejtësi, ai dëshiron të shtjerë në dorë, të vërë nën kontroll të gjithë aparatin e drejtësisë, me qëllim që as ai, as miqtë e tij të korruptuar, as kriminelët të mos kenë asnjë ferrë nëpër këmbë. Projekti i vetingut është një projekt mafioz. Janë përfshirë në të edhe diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës dhe janë marrë peng ekspertë të BE-së. Do të vijë çasti kur ata do të mbajnë përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.
Gjithçka është bërë, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të patur gjyqtarë e prokurorë të pavarur e të pastër, për të cilët Shqipëria ka nevojë dhe për të cilët opozita lufton tash e dy vjet, por për t’i dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti. Një projekt jo për Shqipërinë, por për Edi Ramën. Një projekt kundër interesave të shqiptarëve të ndershëm, kudo ku janë. Ndaj jemi të vendosur të qëndrojmë si pengesë e pakapërxyeshme për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
Publik.live/21:09/12/04/17
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



