Basha takon bizneset në Durrës: Dëmi më i madh është që rrimë të stopuar
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në Durrës bizneset e prekura nga tërmeti, të cilat krahas dëmeve në godina, u janë larguar edhe punëtorët.

I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë.
“Kemi pësuar dëme, por dëmi më i madh është që rrimë të stopuar”- i tha Bashës, pronari i një fasonierie me 450 punëtorë, i cili ka kontrata me disa nga firmat më të njohura botërore të veshjeve.
“Dëmi ekonomik më kalon shifrën e 600 mijë eurove. Një kontratë do ta mbyll, pasi koha e humbur, nuk mund të rikuperohet. Kontrata e mbyllur shkon rreth 300 mijë euro. Punonjësit do t’i paguaj dhe kjo është minimalja në këto kushte ku ndodhen njerëzit që kanë nevojë, pasi ata kanë humbur shtëpitë. Megjithëse ndihmesa jonë nuk është publike, kjo është në ndihmë me shifra marramendëse, përfshirë dhe riparimin e dëmit që po e bëj vetë” – u shpreh pronari i fasonerisë së veshjeve.
Në tjetër biznes fason, që prodhon këpucë, i tregoi Bashës se e mbylli biznesin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën. Edhe për të, problem kryesor ishte mungesa e punonjësve, që kanë humbur shtëpitë dhe po strehohen larg.
“Na mungojnë rreth 30 vetë. Unë kam lidhur një kontratë me klientin në Itali dhe jam i detyruar të rri korrekt, pasi marr penalizime”- u shpreh pronari i fasonerisë, që prodhon këpucë të markave të njohura ndërkombëtare.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



