E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takon maturantët e Beratit: Dëgjova shqetësimet e tyre, me mua në pushtet, asnjë nxënës s’do privohet nga e drejta e studimit
Publik News

Basha takon maturantët e Beratit: Dëgjova shqetësimet e tyre, me mua në pushtet, asnjë nxënës s’do privohet nga e drejta e studimit

Basha takon maturantët e Beratit: Dëgjova shqetësimet e tyre, me mua në pushtet, asnjë nxënës s'do privohet nga e drejta e studimit

Kreu demokrat u premtoi atyre se me ardhjen e PD-së në pushtet, asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta e studimit nëse nuk ka mundësi ekonomike.

mat.jpg

Gjithashtu, Basha u zotua se do të dyfishojë buxhetin për arsimin dhe se do të anulojë Ligjin për Arsimin e Lartë. Ai akuzoi qeverinë Rama për situatën në të cilën ndodhen sot gjimnazistët dhe studentët, duke bërë thirrje se tanimë kjo gjë duhet të marrë fund.

redi.jpg

Reagimi i Lulzim Bashës

Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen.

Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve.

Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen.

Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit.

Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e nje jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.