Bashkëshorti i kandidates Sara Mila në Elbasan mori miliona euro nga Balluku

Sara Mila, paratë e publikut, pushimet luksoze dhe rruga për në Kuvend: Si e shtron Rilindja karrierën me taksat e shqiptarëve

Kjo është filozofia e re e Rilindjes. Një sistem i mbyllur ku paratë e buxhetit të shtetit qarkullojnë mes njerëzve të afërt të pushtetit dhe më pas shndërrohen në kredenciale politike për t’u “përfaqësuar” në Kuvend.

Rasti më i fundit që ngre alarmin e korrupsionit institucional është kandidatura e Sara Milës, e futur me shpejtësi në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. E promovuar si një zë “i ri”, Mila është gjithçka tjetër përveçse e panjohur për qeverinë. Ajo është bashkëshortja e biznesmenit Aleksandër Brdho, pronar i kompanisë Anmetal, një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në vitet e fundit.

Miliona euro për “Anmetal”: kontrata, lidhjet dhe heshtja

Sipas të dhënave të siguruara nga Publik.al, kompania “Anmetal” është ndër subjektet që ka fituar tenderë strategjikë pa konkurrencë, në sektorë si riciklimi i metaleve, ndërtimi dhe logjistika. Të dhënat tregojnë se nga viti 2018 deri në fund të 2024-s, Anmetal ka përfituar mbi 14 milionë euro nga kontratat publike, shumica e të cilave janë zhvilluar nga institucione të drejtuara nga ministra të afërt me Kryeministrin Edi Rama.

Kjo nuk do të ishte problem nëse nuk do të përplaseshin dy fakte:

  1. Sara Mila, bashkëshortja e pronarit të kompanisë, kandidohet nga Partia Socialiste për të hyrë në Kuvend;
  2. Kompania në fjalë është objekt i hetimeve të fshehta për faturime fiktive dhe kontrata të dyshimta në bashki si Tirana, Durrësi dhe Vlora.
  3. Rezulton se kandidatja e nga PS në Elbasan ka përfituar disa tendera të fuqishëm publikë me anë të kompanisë së bashkëshortit të saj. Me vend të ushtrimit të veprimtarisë së kompanisë së metalit së bashkëshortit në Durrës e Elbasan, nuk është çudi që Sara Mila është përzgjedhur nga platforma “Deputeti që Duam” për t’u bërë deputete.

    SPAK dhe BKH ka patur informacione se për këtë kandidate po sponsorizojnë fort grupet kriminale të qyteteve ku kompania “Anmetal” e bashkëshortit të saj Aleksandro Bardhit ushtron veprimtarinë.

    Për Sara Milan pati një përplasje fizike pak ditë më parë në Elbasan për vota, lajm që thuajse nuk është pasqyruar në media.

    “Anmetal” ka përfituar fonde nga tenderi i Bypass-it të Fierit e po ashtu disa tendera të tjerë për barrierat metalike rrugore të disa akseve.

    Përpos se kandidatja për deputete ka përfituar fonde publike me anë të kompanisë së bashkëshortit para se të futej në parti.

    Për kompaninë e Aleksando Bardhit, ka lobuar edhe Damian Gjiknuri e Gledian Llatja në Elbasan, gjë që ngre spekulime për lidhjet e dyshimta të kësaj komoanie me grupet që SPAK ka identifikuar se sponsorizojnë fushatën e Miles dhe po kërkojnë vota me dhunë.

Pushime luksoze, makina super të shtrenjta, dhe premtime për “shërbim popullit”

Ndërsa qindra mijëra shqiptarë jetojnë me 300 euro në muaj, çifti Mila-Brdho është parë të shijojë pushime në destinacione si Maldivet, Dubai, Ibiza dhe resortet më të shtrenjta të Alpeve Zvicerane. Fotot e postuara – nëse nuk janë fshirë tashmë – tregojnë bizhuteri, çanta Hermes, dhe pije me shishe që kushtojnë sa paga vjetore e një infermiereje shqiptare.

Në kontrast, fushata e Sara Milës mbështetet mbi slogane boshe si:

“Do jem zëri i grave dhe të rinjve.”

Po cilëve të rinj u flet një kandidate që financohet nga burime të përfituara me kontrata publike, që udhëton me Range Rover dhe jeton në rezidenca që paguhen me tenderat e bashkive?

Rruga për në Kuvend, përmes bandave?

Informacionet e siguruara nga burime të brendshme të Partisë Socialiste flasin për mbështetje logjistike të kandidaturës së Milës nga struktura të errëta, përfshirë individë të hetuar më herët për përfshirje në shitblerje votash në zgjedhjet e 2021 dhe 2023.

Një kontakt në një nga zonat ku Mila garon na tha:

“Janë aktivizuar njerëz që nuk kanë lidhje me fushatën politike, por me kontrollin e territorit. Përfaqësojnë më shumë frikë se ide.”

Kjo shton dyshimet se fitorja e saj e synuar nuk do të vijë me votë të lirë, por me presion, blerje dhe intimidim.

A është ky modeli i ri i përfaqësimit rilindas?

Me raste si ky, Partia Socialiste nuk është më një parti politike – është një platformë pastrimi imazhi për pasuritë e dyshimta, ku çdo përfitues buxheti mund të blejë vetes një vend në Parlament.

Sara Mila nuk është rasti i vetëm – është simboli i një sistemi ku grykësia, nepotizmi dhe paraja publike janë bileta për pushtet.

Kuvendi nuk është SPA.

Nëse dikur përfaqësuesit në Kuvend dilnin nga auditorët, shoqëria civile, sindikatat apo kauzat qytetare, sot vijnë nga resortet, nga luksin e tenderave dhe nga dosjet e prokurorëve.

Sara Mila mund të jetë emri i sotëm. Por është sistemi i nesërm që duhet ndalur.

Publik.al do të vazhdojë të hetojë rrugën e kësaj kandidature dhe të tjera që i kanë kthyer zgjedhjet në një arenë për kapjen e institucioneve, jo për përfaqësimin e qytetarëve.

Publikuar nga Publik Media