E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur e kupton se bashkë me institucionet, ka rënë dhe ndërgjegjja qytetare
Flash

Kur e kupton se bashkë me institucionet, ka rënë dhe ndërgjegjja qytetare

Në histori gjenden pafund momente ku shteti i mbivendoset abuzivisht individit dhe ky i fundit nuk reagon. Janë të shumta sistemet politike autokratike, apo rastet kur i forti sundon të dobtin. E pavarësisht kësaj, një pjesë e këtyre pushteteve kanë rënë, jo kur janë bërë të dhunshëm për të sunduarit, por kur kanë fyer ndërgjegjen e tyre.

Por në Shqipëri kjo ndërgjegje ka rënë. Unë vetë e kuptova kur shkova në varrezat e Sharrës. Të vdekurit varrosen në kufi të një mali me plehra i cili fryhet përditë, e duket sikur janë në luftë se kush do i zerë më shumë vend njeri-tjetrit.

Të qëndrosh në ceremoni varrimi për të afërmit e të ndjerit bëhet e pamundur, pak nga vapa e pak nga aroma që lëshojnë mbetjet aty ngjitur, për të mos folur për rrezikun ndaj shëndetit të të gjallëve që shkojnë për të kryer ritualet e fundit.

Varret janë ngjitur me njëri-tjetrin, nuk ka vend se nga të kalosh për të ndezur një qiri. Trajtim pa asnjë dinjitet, por askush nuk flet.

Institucionet nuk flasin dhe nuk zgjidhin prej shumë vitesh se çfarë do të bëhet me malin e mbetjeve në Sharrë dhe përse nuk ka incinerator kur janë dhënë qindra miliona euro.

Qytetarët nuk flasin dhe pse sot nuk janë vetëm të vjedhur, por nuk kanë më as ato 2 metra në fund të jetës që na takojnë të gjithëve (sipas mitit Tolstolian).

Edhe tradita më e lashtë, riti i varrimit, nuk po respektohet. Por askush nuk flet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.