E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bekim Halilaj u gjet i varur, familja e tij në Kukës hap dyert e mortit
Lajme

Bekim Halilaj u gjet i varur, familja e tij në Kukës hap dyert e mortit

Familja Halilaj ka hapur sot dyert e mortit për të birin, Bekim Halilaj, i cili u gjet i pajetë në rrethana të dyshimta në Bruksel, më 30 shtator.

Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin Bicaj të Kukësit, ku qindra banorë të zonës, të afërm dhe të njohur morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit 29-vjeçarit. Atmosfera ishte e rënduar dhe e mbushur me dhimbje, ndërsa të pranishmit u shprehën të tronditur nga lajmi tragjik që mbërriti nga Belgjika.

Trupi i pajetë i Bekim Halilajt u gjet i varur në një tabelë sinjalistike rrugore, në një zonë të Brukselit. Autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes, duke mos përjashtuar asnjë pistë — përfshirë edhe dyshimet për përfshirje të krimit të organizuar.

Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona, megjithatë hetimet vijojnë dhe ende nuk ka një version zyrtar përfundimtar.

Emri i Halilajt ishte përmendur edhe më herët në media ndërkombëtare. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku qëndronte në mënyrë të paligjshme së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë. Sipas autoriteteve britanike, grupi dyshohej për trafikim të kokainës, çka çoi në dënimin e tij me shtatë vite burg.

Vdekja e tij ka rikthyer vëmendjen mbi të kaluarën dhe aktivitetet e dyshimta ku ishte përfshirë, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave nga autoritetet belge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.