Vëllai i 29-vjeçarit Bekim Halilaj ka një lutje të fortë për mediat
“Ju lutem mos nxjerrin lajme të pavërteta”
Vëllai i 29-vjeçarit kuksian Bekim Halilaj, i cili u gjet i varur në një tabelë rrugore në Anderlecht të Belgjikës, deklaron se vdekja e tij lidhet me depresionin dhe jo me rrjete kriminale.
Ndërsa mediat e huaja e kanë raportuar ngjarjen si të ngjashme me një ekzekutim të karteleve të drogës, familja i hedh poshtë këto pretendime.
“Ju lutem mediave të mos nxjerrin lajme të pavërteta. Vëllai im vuante nga depresioni, nuk ka lidhje me situatat e tjera që shkruajnë në media. Në trupin e tij nuk gjetën shenja dhune. Nuk kemi lidhje me asnjë situatë tjetër. Më ka çuar mua mesazhe, kushëririt, është ngjarje e rëndë, i lutem mediave,” tha për Top News Redi Halilaj, vëllai i viktimës.
Bekim Halilaj kishte udhëtuar nga fshati Bicaj i Kukësit drejt Belgjikës, përmes Anglisë. Trupi i tij u zbulua më 28 shtator në rrugën unazore të Brukselit, në Anderlecht.
Prokuroria belge e ka cilësuar vdekjen si të dyshimtë dhe ka hapur një hetim, duke mos përjashtuar pistën e vetëvrasjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



