E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beleri pritet me përqafime në Athinë dhe ka një mesazh për himariotët: Ata  kanë ‘nënën’ Greqi
Lajme

Beleri pritet me përqafime në Athinë dhe ka një mesazh për himariotët: Ata kanë ‘nënën’ Greqi

Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë, ku është pritur me përqafime, duartrokitje dhe brohorima. Duke folur për mediat në Greqi, ai ka deklaruar se “tashme edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm”.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për himariotët, duke u shprehur se “ata kanë nënën Greqi”.

Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku është pritur me puthje dhe përqafime. Siç raportojnë mediat në shtetin helen, pasi zbriti në aeroportin ‘Eleftherios Venizelos’, Beleri deklaroi: ‘Nuk e them vetëm unë që jam i pafajshëm, kështu thonë edhe shqiptarët.’

‘Ata nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë që i mbron,’ raportohet të jetë shprehur ai për grekët e Shqipërisë.

Kujtojmë se Beleri, i cili e humbi mandatin si kryetar i bashkisë Himarë pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash, u lirua këtë mëngjes nga burgu për t’u nisur drejt kryeqytetit të Greqisë, nga ku më pas do të niset për në  Strasburg për t’u betuar si deputet i Parlamentit Europian.

Beleri do të ketë kohë deri në orën 16:00 të së shtunës së 20 korrikut për t’u rikthyer e për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, ai do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.