E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belind Këlliçi i bindur: “Non grata” për Berishën do të hiqet
Lajme

Belind Këlliçi i bindur: “Non grata” për Berishën do të hiqet

Demokrati Belind Këlliçi vijon të shpresojë se SHBA do të heqin së shpejti “non gratën” për Sali Berishën.

Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA ka një realitet të ri, ku personi që sanksionoi Berishën, nuk mund të hyjë në asnjë institucion.

“Sot që flasim ka një realitet tjetër dhe në SHBA. Dhe realiteti është që dhe Blinken që sanksionoi Berishën, është një ish-zyrtar që nuk shkel dot në një institucion. Non grata do të hiqet. 100% do të hiqet.

Nuk jam zyrtar i SHBA, por jam i sigurt në mënyrë absolute. E kam patur që në 2021 këtë qëndrim. Dhe të jeni i bindur se do të ndodh, se kur me afat kohor nuk e di se nuk jam orakull”, tha Këlliçi në studion e A2 CNN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.