E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belinda Balluku super “asist” për Igli Taren
Lajme

Belinda Balluku super “asist” për Igli Taren

Nga futbolli në bizneset e ndërtimit dhe energjisë

Ish-kapiteni i kombëtares, Igli Tare, po shfaqet si një emër i fuqishëm në botën e biznesit në Shqipëri, duke përfituar leje ndërtimi dhe parqe fotovoltaike me firmën e Ministres Belinda Balluku.

Emisioni investigativ “Plug” ka zbardhur skemën se si rikthimi i Tares në Shqipëri përkoi me emërimin e Ballukut në krye të Infrastrukturës. Përmes kompanisë “Agro Roma 2019”, Tare ka siguruar:

• Soho Towers: Një kompleks luksoz (banim, hotel dhe shërbime) pranë Zogut të Zi në Tiranë, miratuar nga KKT me firmat e Ramës dhe Ballukut.

• Energjia: Përthithjen e kompanisë “Real Eco Energys”, duke u bërë pronar i një parku fotovoltaik të miratuar po ashtu nga Ministria e Infrastrukturës.

Shkeljet në Fier

Investigimi tregon se “zemërgjerësia” ka vijuar edhe në Fier. Kryebashkiaku Armando Subashi i ka dhënë kompanisë së Tares 3.3 hektarë tokë në Sheq Marinas. Sipas një raporti të KLSH, kjo pronë është dhënë në shkelje flagrante të ligjit:

1. Pa miratimin e Këshillit Bashkiak.
2. Duke tejkaluar kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë.
3. Me një kontratë 20-vjeçare, kur ligji lejonte vetëm 10 vite.

Lidhjet politike

Në këtë skemë shfaqet edhe vajza e deputetit socialist Fatmir Xhafaj, Aulona Xhafaj.

Kompania e saj e konsulencës ka asistuar Taren, ndërkohë që ajo vetë ka përfituar një leje për park fotovoltaik ngjitur me atë të ish-futbollistit.

Një “skuadër” interesash që ndërthur sportin, politikën dhe miliona euro investime në pasuri të paluajtshme./Plug

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.