E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beqaj dëshmon tek Komisioni Hetimor i Sterilizimit: Kam dy kërkesa! Jam i papunë
Lajme

Beqaj dëshmon tek Komisioni Hetimor i Sterilizimit: Kam dy kërkesa! Jam i papunë

Avokati i ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është bërë shkas për debate mes kryetares së Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar për koncensionet në shëndetësi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi ka kërkuar largimin e Ndrecës nga Komisioni, për shkak të konfliktit të interest që paraqet avokaqti Yzeiri, i cili është në cilësinë e mbrojtjes së ish-ministrit në Komision.

Vokshi- Ju jeni në konflikt interesi me avokatin e Beqajt, sepse është dhe avokati juaj. Duhet të largoheni nga komisioni, duhet të ishit larguar kur erdhi dëshmitari
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Sterilizimin.

Dëshminë e tij Beqaj e ka nisur me dy kërkesa.

Dëshmi: 

Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?

Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968

Vokshi: Profesioni?

Beqaj: I papunë

Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?

Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, dlifji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë

Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar

Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga prkuroruia e posaçme

Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.

Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.