Berat, makina përfundon në lumë, brenda tij nëna me fëmijën
Një aksident është regjistruar këtë në hënë tek vendi i quajtur Ura e Goricës në Berat.
Mësohet se një automjet ka përfunduar në lumë,
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë thyer xhamin, duke arritur që të nxjerrin fëmijën nga makina si edhe drejtuesen e automjetit.
Policia bëri me dije se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e re”, ku shtetasja me inicialet K. Xh., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në lumë.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



