18 miliardë lekë do të kushtojë një rrugë në Berat. Konkretisht bëhet fjalë për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban (Këlcyrë). Ky aks është ekzistent por nuk është vënë dorë mbi të që në vitin 2015, nga punët shkel e shko të bëra atëherë.
Tashmë rruga ka nevojë për rikonstruktim dhe për këtë taksapaguesit do të paguajnë 18 miliardë lekë. Sepse aq ka përcaktuar Evis Berberi në tenderin për rregullimin e këtij aksi.

Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-64060-03-29-2023 dhe “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 3”, kontrata për të cilin është firmosur më datë 30 maj. Sikur përcaktohet në dokument ky tender përfshinë vetëm njërin lot (Km 42 + 360 deri Km 58 + 194.9). Për lotet e tjera do të bëhen të tjera shpenzime.
Ndërkohë, përveç vlerës së lartë që po ikën për një copë rrugë vërejmë se Berberi ka lidhur kontratën me fituesin në shkelje të ligjit. Fituesi i këtij projekti është shpallur operatori ALBAVIA” SHPK”, në pronësi të Shkëlqim Rakipajt dhe Hasan Hafizit.

Por, përballë tyre kanë qenë edhe 3 kompani të tjera, mes tyre edhe ajo e Pëllumb Salillarit, i cilin nuk ndodh të humbasë në gara të tilla. Por, këtë herë Berberi e ka skualifikuar, madje që në fazën e parë ka skualifikuar tri firma pa paraqitur një argument konkret.
Kështu, Rakipaj dhe Hafizi me ofertë sa 98% e fondit limit, pa garë fare u shpallën fituese. Këto shkelje në ligjin për prokurimet janë të përsëritura nga Evis Berberi, por afera ka marrë përmasa edhe më gjigande ku në lojë kanë hyrë dy biznesmen si Hafizi dhe Rakipaj.

Hafizi gjithmonë ka përfituar tenderë me firmat e tij për shkak se ka miqtë të fortë, tashmë të gjithë e dimë se ai është kushëriri i Arben Krajës, ish-drejtuesi i SPAK. Ai është edhe burri i ish-deputetes “rilindëse” Mimoza Hafizi.
Ndërsa Shkëlqim Rakipaj njihet për lidhjet që ka patur lidhje me Klodian Mërtirin e inceneratorëve pasi kanë qenë të dy ortakë në kompaninë “Eden” sha.