E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Sekretari i PD Noka, u  procedua penalisht:  Policia është nën urdhrat e Albert Xhabaftit, mos bini pre e propagandës
Lajme

Reagon Sekretari i PD Noka, u procedua penalisht: Policia është nën urdhrat e Albert Xhabaftit, mos bini pre e propagandës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pasi u procedua nga policia për incidentin e ndodhur sot në një qendër votimi në Vorë.

Noka akuzon policinë për veprime të padrejta ndaj tij, teksa thotë se ai u përball me Xhoni Asllanajn, i cili është nipi i Albert Xhabaftit, persona të cilët ai i akuzon se po ushtronin ndikim ndaj votuesve në Vorë.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në Vorë!

Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.

Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. Policia e ushtarit të krimit Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.

Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si “qytetari që u pengua” në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.

Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.