E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: 2 ministra refuzuan të firmosnin për aeroportin e Vlorës
Lajme

Berisha: 2 ministra refuzuan të firmosnin për aeroportin e Vlorës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke e quajtur këtë projekt një tjetër shembull të korrupsionit qeveritar nën drejtimin e Edi Ramës.

Në një shënim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shprehet se aeroporti është një dështim i paracaktuar, pasi sipas tij, është ngritur mbi skema abuzive dhe do të mbulohet nga garanci shtetërore prej rreth 140 milionë eurosh për fluturime që nuk do të realizohen kurrë.

Ai shton gjithashtu se dy ministra kishin refuzuar më parë të firmosnin projektin, por më vonë marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të cilën Berisha e akuzon për përgjegjësi direkte në këtë proces.

Postimi i Berishës:

Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të hapej! Ndërtuar mbi korrupsion, firmosur me 140 milionë € garanci për bileta që nuk do shiten kurrë. Dy ministra refuzuan, Lubia firmosi.
Kjo nuk është përplasje mes ortakësh, është aferë shteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.