Berisha: Balluku t’i falet zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për pasuri të pajustifikueshme dhe për përfitime të dyshimta nga paratë e shqiptarëve.
Berisha deklaroi se sipas tij, pasuria e Ballukut është ndërtuar përmes grabitjes dhe korrupsionit dhe se përfaqësues të tillë të qeverisë “duhet t’i falen Zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje”.

“Cili shqiptar mund të imagjinonte se ajo zotëron 300 apartamente të përfituara në këtë mënyrë? Dhe jo vetëm kaq… dy jahtet, vilat, kontot bankare me dhjetëra, në disa raste edhe qindra milionë. Këta individë meritonin çdo dënim kapital,” tha Berisha, duke kritikuar ashpër mënyrën e përfitimit të pasurive nga Balluku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



