E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: BE bllokoi raportin IBAR, pse Rama mbrojti Ballukun
Lajme

Berisha: BE bllokoi raportin IBAR, pse Rama mbrojti Ballukun

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë bllokuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke e lidhur këtë zhvillim me vendimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama për të mos lejuar arrestimin e Belinda Balluku.

Sipas Berishës, raporti IBAR – që vlerëson progresin në sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 të integrimit – nuk ka marrë miratim unanim nga vendet e BE-së, duke bllokuar avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Ai theksoi se pa miratimin unanim të këtij raporti, vendi nuk mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve të negociatave, duke e cilësuar situatën si një “vendnumëro” për integrimin europian.

Berisha deklaroi se vendimi i qeverisë për të mbrojtur Ballukun përmes parlamentit ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë bllokim, duke e konsideruar atë si një akt që, sipas tij, dëmton funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe pengon rrugën drejt BE-së.

Në deklaratën e tij, ai solli në vëmendje edhe rastin e Malit të Zi, ku raporti IBAR është miratuar unanimisht, në kontrast me Shqipërinë, për të cilën – sipas tij – disa shtete anëtare kanë shprehur kundërshtime të forta.

Berisha hodhi poshtë gjithashtu idenë e një anëtarësimi “të dorës së dytë” në BE, duke theksuar se nuk ekziston një kuadër ligjor i tillë dhe se të gjitha vendet anëtare janë të barabarta në procesin vendimmarrës.

Në përfundim, ai akuzoi qeverinë se po dëmton standardet demokratike dhe procesin zgjedhor, duke theksuar se pa zgjedhje të lira dhe drejtësi të pavarur, Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.