E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama qenka i sëmurë? Nard Ndoka zbulon nga se ‘vuan’ ai
Lajme

Edi Rama qenka i sëmurë? Nard Ndoka zbulon nga se ‘vuan’ ai

Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend gjatë një interviste në emisionin Oponencë, ku u ndal veçanërisht te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë dhe mbështetja që, sipas tij, i është dhënë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar arrestimin.

Gjatë bisedës në studio, Ndoka shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si, sipas tij, kryeministri ushtron pushtetin. Ai tha se Rama e përdor autoritetin politik sipas vullnetit të tij dhe se shpesh e sheh veten si autor të veprave të mëdha për vendin.

“Rama ka egon e pushtetit dhe e përdor atë si të dojë. I duket sikur po bën vepra të mëdha për Shqipërinë. Është një tip narcisti, e ka të lindur këtë. Kjo është sëmundje,” u shpreh Nard Ndoka gjatë intervistës.

Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë foli edhe për situatën brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke pretenduar se një pjesë e deputetëve socialistë nuk janë plotësisht në një linjë me qëndrimet politike të kryeministrit.

Sipas tij, brenda grupit parlamentar socialist ka pakënaqësi, edhe pse deputetët nuk e shprehin publikisht këtë qëndrim. Ndoka tha se disa prej tyre ndihen të detyruar të mbështesin vendimet e lidershipit për shkak të mënyrës se si funksionon struktura politike e partisë.

“Unë kam miq një pjesë të tyre dhe kam shkëmbyer edhe batuta për gjendjen e tyre shpirtërore dhe mënyrën se si janë ndjerë pas atij fjalimi në grupin parlamentar. Rreth 80% e tyre, në ndërgjegjen e tyre, nuk janë dakord me këtë situatë, por janë të detyruar sepse kështu është ndërtuar fryma politike në atë parti,” deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.