E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha bëhet pishman: Nuk do ulem në tryezë me Ramën!
Lajme

Berisha bëhet pishman: Nuk do ulem në tryezë me Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore. Ky reagim vjen pas dakordësisë PS-PD në Kuvend, e cila shënoi edhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë.

Berisha theksoi se mbështet idenë e krijimit të dhomës së Senatit dhe reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvend, çështje që sipas tij do të diskutohet brenda komisionit, me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës.

Kur u pyet nëse është i gatshëm të ulet me kryeministrin Rama për Senatin, Berisha u shpreh:

“Nuk kam thënë atë. Më vjen keq që e shtroni. Ka një komision parlamentar. Ai komision dhe ai ligj nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë, uljen time me Edi Ramën. Ai parashikon që përfaqësuesit e të dy partive në komisionin për zgjedhjet të diskutojnë edhe këto çështje, çështjen e Senatit. Po u pranua Senati, vetvetiu numri i deputetëve do reduktohet. Dhe unë jam për këtë variant.”

Berisha shtoi se ideja e Senatit nuk është e tij, por fillimisht është propozuar nga i ndjeri Sabri Godo, duke theksuar se vendi mund të ketë një Senat me një numër më të reduktuar deputetësh për të shmangur rritjen e faturës fiskale.

Deklarata e kryedemokratit pasqyron qëndrimin e opozitës mbi dialogun me mazhorancën dhe tregon qartë se ai favorizon diskutimet brenda mekanizmave institucionalë, pa ulje direkte me kryeministrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.