Do të hapim detyrimisht një fakultet tjetër Mjekësie
Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për Shëndetësisë dhe Arsimin.
Garancinë, lideri demokrat e dha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Mjekësisë këtë të premte, ndërsa shprehu gatishmërinë e tij dhe qeverisjes së ardhshme të demokratëve, për hapjen e një fakultetit tjetër Mjekësie.
‘Nuk përballohen. Kanë ikur në vit 1 mijë, imagjinoni ju kur të dalin në pension këta të këtij viti. Ne shkojmë drejt një shterrimi të frikshëm të personelit mjekësor. Ndaj dhe ne me përparësi absolute do të hapim një fakultet të dytë mjekësor dhe do përpiqemi të rrisim shumë pranimet në këto dy universitete në mënyrë që t’i japim përgjigje këtij vakuumi me pasoja shumë të rënda për shëndetin e shoqërisë’, u shpreh Berisha gjatë takimit me studentët.
Tani, kjo pak a shumë disa të dhëna, por ne jemi të vendosur ta transformojmë këtë gjendje.
Së pari, ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, do dyfishojmë buxhetin për arsimin.
Së dyti, nuk do ketë mjek apo infermier në spitale në qoftë se nuk i paguan ata shumë, shumë mirë.
Çfarë bëri Hungaria kur ra Covid-i? Çoi rrogat e mjekëve të vet të afërta me gjermanët, se po iknin në Gjermani ata.
A mund ta bënte shteti këtë? Plotësisht. Sigurisht ka një çmim, por ti shërbimin do e sigurosh. Nuk do e sigurosh duke u thënë do rrini këtu pas studimeve.
Do rritësh rrogat. Gjer në vitin 2013 kanë qenë të pakët ata që iknin. Një rrogë e vitit 2013 kishte një fuqi blerëse tre herë më shumë se rroga sot. E vërtetuar kjo.
Kështu që ne zotohemi të dyfishojmë rrogat për mjekët dhe infermierët. Do vendosim një rrogë minimale 1500 euro për mësuesit me qëllimin që ata të ndjehen në funksion të misionit të madh që kanë.
Do të hapim detyrimisht një fakultet tjetër mjekësie. Nuk përballohen. Kanë ikur në vit 1 mijë, imagjinoni ju kur të dalin në pension këta të këtij viti. Ne shkojmë drejt një shterrimi të frikshëm të personelit mjekësor.
Ndaj dhe ne me përparësi absolute do të hapim një fakultet të dytë mjekësor dhe do përpiqemi të rrisim shumë pranimet në këto dy universitete në mënyrë që t’i japim përgjigje këtij vakuumi me pasoja shumë të rënda për shëndetin e shoqërisë.
Aparaturat janë më e thjeshtë. Aparaturat i ka penguar mafia. Ajo që nuk do që sektori publik t’i ketë sepse bën qark të shkurtër me sektorin privat.
Ne kemi qenë dhe jemi për sektorin privat, por ky sektor do mund të funksionojë vetëm mbi bazën e standardeve dhe rregullave të qarta, por jo mbi bazën e një kooperimi mafioz me sektorin publik që shkatërron sistemin shëndetësor dhe dëmton rëndë xhepat e qytetarëve.
Imazheria do një ripërtëritje të madhe.
Spitalet duan rindërtime, rikonstruksione. Por hapësirat janë.
Shqipëria ishte vendi që mund të krijonte pa asnjë vështirësi të paktën 2 mijë shtretër për Covid-in, por u morën si e si të plaçkisin dhe jo të ndihmojnë të sëmurët.
Edhe njëherë u fdalenderoj për këtë takim dhe u siguroj se ne do bëjmë gjithçka për një shërbim shëndetesor të nivelit më të lartë të mundshëm për qytetarët shqiptarë.
Pa një shërbim shëndetësor dinjitoz nuk mund të ketë Shqipëri Madhështore.
E kam theksuar dhe e theksoj sot para jush, lista e barnave të rimburueshme do jetë identike me republikën italiane në mënyrë që këta njerëz në nevojë të paktën të mjekohen pa probleme të mëdha financiare, dhe të mjekohen me ilaçe cilësore pasi në Shqipëri nuk do shitet asnjë ilaç që nuk qarkullon në dy vende të BE.
Ne e kishim këtë rregull sepse ne nuk kishim laboratoret e njëjta me SHBA dhe BE për të bërë analizat e cilësisë, e efikasitetit, etj.
Atëherë kjo është e thjeshtë, importojmë vetëm ilaçe që shiten në dy vende të BE, pra që janë të miratuara nga enti evropian ose amerikan i medikamenteve.
Në këtë mënyrë ne garantojmë cilësinë e ilaçeve, me listën e rimbursimit ne i bëjmë ato të kapshme për të gjithë.
Dhe me besim të madh se shpejt do t’ia ndryshojmë parametrat e shërbimit shëndetësor që sot ka përjetuar….
Kurrë nuk ka pasur në drejtim ministria e Shëndetësisë injorantë dhe të paskrupullt siç pati në vitet e Edi Ramës.
Edhe në diktaturë, edhe ata që e drejtonin në sistemin e shëndetësisë ishin njerëz të nderuar.
Ish-dekani im u bë ministër dhe e vërteta është se ato mundësi që i kishte, ai i përdorte për ta organizuar. Çdo gjë mund t’i thoshe, por ai injorant nuk ishte, ishte burrë i shkolluar jashtë. Paraardhësi i ëtij kështu, pasardhësi i tij po kështu.
Kurse ky mori një arkëtare të bashkisë, që ndante paratë në bashki, dhe e vuri ministre dhe tani e ka ministre arsimi. Që të vetmen gjë që di, është të ndajë paratë me Edi Ramën.