Berisha pro koalicionit me LSI-në: Jemi marrë vesh shumë mirë në të shkuarën, mirëpres përpjekjen e përbashkët për të rrëzuar Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të martë se ai është pro një koalicioni të përbashkët me LSI-në për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rama.

Përmes një interviste të dhënë për emisionin Bardh e Zi, Berisha u shpreh se koalicioni me LSI-në ka mirëfunksionuar në të shkuarën dhe do të funksionojë dhe në ardhmen.
“Kemi të bëjmë me një regjim i cili kërkon një front të gjerë. Unë kam qenë në koalicion me LSI-në dhe jam përsëri për koalicion me LSI-në.
Unë jam njeri që i shpall publikisht gjërat.
Nuk është e majtë ekstreme LSI-ja dhe kemi qeveris pa u penguar ideologjikisht.
U fut në kolaicion LSI-ja, por mos harro se administrate që sot numëron mbi 200 mijë zyrtarë kishte 94 mijë dhe nuk tha njëherë që ta zgjerojmë.
Ne jemi marrë vesh shumë mirë.
Në këtë kontekt unë mirëpres bashkëqeverisjen dhe përpjekjen e përbashkët për rrëzimin e këtij regjimi. LSI dhe luftën ndaj këtij regjimi”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



