E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha reagon pas  kalimit të Dash Sulajt me Lapajn: Hap i gabuar, u reshtua me patericën e Edi Ramës!
Lajme

Berisha reagon pas kalimit të Dash Sulajt me Lapajn: Hap i gabuar, u reshtua me patericën e Edi Ramës!

Kreu demokrat, Sali Berisha ka komentuar largimin e deputetit të PD-së Dashnor Sula, i cili hyn në zgjedhje si kandidat në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha tha se të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, sipas tij nuk është zgjidhja.

Gjithashtu, ai tha se mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën.

“Një pjesë nuk është e vërtetë se e kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurt. Një pjesë prej tyre ka thënë më përpara se nuk do të hyjnë në garë. Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Edi Ramën zhvillohet jo nga opozitarë të opozitës, por në gjirin e aleancës më të fuqishme.

Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.