E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha shpërthen në akuza: Doni të grabisni Avokatin e Popullit!
Lajme

Berisha shpërthen në akuza: Doni të grabisni Avokatin e Popullit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, sulmoi ashpër mazhorancën lidhur me procesin për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Ai theksoi se PD-ja është tërhequr nga firmat e depozituara, duke respektuar vendimin e Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit çdo deputet ka të drejtë të mbështesë vetëm një kandidat.

Berisha akuzoi Partinë Socialiste se po përdor çdo manovër të mundshme për të marrë nën kontroll institucionin e Avokatit të Popullit.

“Ju jeni e keqja banale e këtij kombi! Dhe po e them pse: ky Parlament ka një Komision Ligjesh, të kryesuar nga një ish-ministër i tuaj. Ky komision ka përcaktuar qartë se një deputet ka të drejtë vetëm për një firmë për kandidaturat për Avokat të Popullit. Në respekt të vendimit të tyre, ne i tërhoqëm të gjitha firmat. Ne vepruam me korrektësi. Ndërsa ju po përmbysni rregullat, vetëm për të rrëmbyer Avokatin e Popullit,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se mazhoranca po shpërfill vendimet e organit përgjegjës, duke tentuar ta shtyjë procesin drejt një rezultati të parapërcaktuar. “Komisioni i Ligjeve ka vendosur se nuk mund të ketë më shumë se një mbështetje për çdo kandidat. Ndaj edhe ne hoqëm dorë nga të gjitha votat. Ju e dini mirë që ‘lepuri i Surrelit’ nuk qëndron dot as një ditë. Po kapërceni çdo kufi dhe po e ktheni gjithë këtë proces në një farsë të turpshme,” përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.