E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tregon kushtet e Salianjit në burg pas vizitës: Beton i ftohtë dhe pa ngrohje
Lajme

Berisha tregon kushtet e Salianjit në burg pas vizitës: Beton i ftohtë dhe pa ngrohje

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha foli për vizitën e zhvilluar ditën e sotme në burgun e Fierit ku mbahet si i burgosur politik ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

I pyetur se si ishin kushtet në të cilat ndodhet ish-deputeti, Berisha tha në emisionin televiziv “Now me Erla Mëhillin” se Salianjin e pa të përkushtuar e në performancë punë duke lexuar e duke shkruar.

Por, ai shtoi se ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e ngrohjes.

“Një njeri të cilit i privohet liria me dëshmitarë dhe falsitete. I privohet liria për fjalën e lirë, ndryhet brenda katër mureve të ftohta betoni, natyrisht duhet të mobilizojë forca të mëdha për të ruajtur ekuilibrat dhe përballuar situatën. Konstatova se Ervin Salianji po e bënte plotësisht. Ai po ruante si ekuilibrat, ishte në performancë pune”, tha Berisha.

“Ai shkruante, lexonte, lexonte shkruante dhe informohej me sa mundej, me kufizimet që ka. Se kanë shumë kufizime. Por problemi kryesor është që ishte pa ngrohje. Kjo është e papranueshme. Se një ndërtim të themi atë që është, është i Bashkimit Europian, është i standardeve, por betoni pa ngrohje, është një lloj torture fizike në vetvete. Sepse ngrohjen e ka por Ministria i lë jashtë funksionit dhe aty. Mua kjo më bëri përshtypje”, shtoi kryedemokrati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.