E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zbulon ‘kulisat’: Ju tregoj si u dha vendimi në favor të Ballukut
Lajme

Berisha zbulon ‘kulisat’: Ju tregoj si u dha vendimi në favor të Ballukut

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku në fjalën e hapjes kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndal te procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke pranuar se PD ka bërë një gabim lidhur me firmat e dhëna, për të cilat kërkoi ndjesë publike dhe theksoi se ato janë tërhequr.

Berisha deklaroi prerazi se nuk do të ketë asnjë formë bashkëpunimi me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

“Ai emëroi një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitë dhe natën filtronte me të. E emëroi duke shkelur çdo procedurë kushtetuese dhe ligjore. E emëroi pasi të gjitha firmat ishin dhënë jo për t’u zgjedhur, por për t’u vendosur në listën e kandidatëve që do të shqyrtoheshin në Komisionin e Ligjeve. U propozua me firmë dhe u tërhoq me firmë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se firmat e dhëna nga deputetët demokratë ishin një gabim dhe një nxitim, i ndikuar nga klima politike e krijuar gjatë garës elektorale në Tiranë.

“Ato firma ishin një gabim, një nxitim, që ndodhi në një klimë ku me këtë parti u vendos një bashkëpunim apo koalicion gjatë garës elektorale në Tiranë. Për këtë u kërkua ndjesë publike dhe u quajt gabim”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se çdo përpjekje për t’i imponuar PD-së bashkëpunim është e papranueshme:

“Nuk mundet që të na imponojnë Partisë Demokratike asgjë. U tërhoq çdo firmë. Kurrëfarë bashkëpunimi, qoftë edhe më minimal, nuk shërben dhe nuk vlen.”

Berisha bëri të ditur se Kryesia e PD-së ka marrë vendim për ndërprerjen e çdo bashkëpunimi me mazhorancën:

“Kryesia e PD-së vendosi që të ndërpritet çdo bashkëpunim me çdo parlamentar socialist dhe me Edi Ramën. Ndaj dhe ne nuk marrim pjesë në asnjë kandidaturë apo emër.”

Në fjalën e tij, Berisha sulmoi edhe Gjykatën Kushtetuese për Ballukun, duke e cilësuar vendimin e saj si goditjen më të rëndë ndaj luftës kundër korrupsionit.

“Ai emëroi një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitë, dhe natën filtronte me të. E emëroi duke shkelur çdo procedurë, kushtetuese dhe ligjore. E emëroi pasi të gjitha firmat e dhëna për të jo për tu zgjedhur por për tu vendosur në listën e kandidatëve që do të vendoseshin në Komisionin e ligjeve. U propozua me firmë dhe u tërhoq me firmë. Rama zgjodhi atë, duke kryer praktikën e mëparshme. Ato firma ishin një gabim, një nxitim, që ndodhi në një klimë ku me këtë parti u vendos një bashkëpunim apo koalicion gjatë garës elektorale në Tiranë. U kërkua ndjesë publike dhe u quajt gabim. U kthej përgjigje tastjerave. Këta janë në garë për një urrejtje ndaj opozitës. Nuk mundet që të na imponojnë PD-së asgjë. U tërhoq çdo firmë. Kurrëfarë bashkëpunimi qoftë dhe më miniml me të nuk shërben dhe nuk vlen. Kryesia e PD-së vendosi që të ndërpritet çdo bashkëpunim me çdo parlamentar socialist dhe me Edi Ramën. Ndaj dhe ne nuk marrim pjesë në asnjë kandidaturë apo emër. Vendimi i gjykatës Kushtetuese, për t’i dhënë Edi Ramës licensën e vjedhjeve publike, ishte goditja më e rëndë që ka marrë lufta kundër korrupsionit, në Shqipëri dhe Europë. Me këtë vendim, Rama tregoi se është i aftë t’u diktoi atyre gjykatësve pa dinjitet dhe integritet çdo lloj vendimi që dëshiron.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.