E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besmir Qibini rikthehet në krye të “Rrugores” në Tiranës
Lajme

Besmir Qibini rikthehet në krye të “Rrugores” në Tiranës

Është rikthyer në Policinë Rrugore të kryeqytetit, Besmir Qibini, i cili ka mbajtur këtë post më herët në vitet 2014-2015.

Besmir Qibini do të prezantohet nesër në krye të Policisë Rrugore të Tiranës.

Erion Ahmeti, i cili mbante postin e shefit të Qarkullimit në Tirane, emërohet specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Në një intervistë Qibini ka bërë një analizë të detajuar mbi të gjitha problematikat që shkaktohen nga aksidentet në rrugë, përfshirë edhe ato me pasoja fatale për jetën.

Qibini ka deklaruar se parandalimi i aksidenteve nuk është vetëm detyrë e Policisë, por e disa institucioneve që duhet të bashkëpunojnë.

Sipas tij, ndërhyrja e eprorëve në mosndëshkimin e rasteve të veçanta e demotivon punonjësin e qarkullimit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.