E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Beteja ime pa kompromis”, Salianji paralajmëron largimin nga PD?
Lajme

“Beteja ime pa kompromis”, Salianji paralajmëron largimin nga PD?

Ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi se nuk do të marrë asnjë pozicion në Partinë Demokratike nëse reforma e brendshme nuk realizohet dhe PD nuk vendoset në “shinat e duhura”.

Duke folur për pritshmëritë e tij nga lëvizja që ka nisur me takimet e strukturave të PD-së, Salianji theksoi se qëllimi i tij është rikthimi tek parimet dhe meritokracia brenda partisë. Ai shtoi se, edhe nëse beteja e tij dështon, nuk do të përfshihet në poste politike:

“Unë kam bërë beteja pa kompromis dhe kam mbajtur kostot për parime. Nëse nuk vendoset PD në shinat e duhura, nëse nuk ka reformim, unë do të vazhdoj të flas, por nuk do të marrë asnjë funksion në parti. Nuk kam shqetësim për ndonjë pozicion politik. Nuk dua të mbaj pozicion të caktuar. Dua që PD të jetë fituese dhe të kthehemi tek parimet, tek meritokracia.”

Salianji theksoi se situata aktuale e PD-së nuk i lejon partisë të luajë një rol vendimtar në rrëzimin e qeverisë, duke nënvizuar nevojën për ndryshime thelbësore brenda strukturave të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.