Bilanc tragjik në Gaza/ Predhat rrafshojnë selinë e Kryqit të Kuq, 22 të vdekur dhe 45 të plagosur
Zyra e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza është sulmuar mëngjesin e sotëm me predha. Zyra e rrethuar nga qindra civilë u zhvendos nga zona e luftës dhe u vendos në tenda.
Në një njoftimi në rrjetin social “X”, Kryqi i Kuq bën me dije nga sulmi kanë mbetur të vrarë 22 persona, si dhe janë plagosur 45 të tjerë.
“Menjëherë pas bombardimit 22 të vdekur dhe 45 të plagosur u dërguan në spitalin e Kryqit të Kuq aty pranë. Të qëllosh në mënyrë kaq të rrezikshme pranë strukturave humanitare rrezikon jetën e civilëve dhe punonjësve humanitarë“, theksoi Komiteti.
Një zëdhënës ushtarak i izraelit tha se nuk ka “asnjë fakt” se forcat izraelite janë autore të këtij sulmi, duke mohuar përfshirjen.
“Një hetim fillestar i kryer sugjeron se nuk ka asnjë tregues se një sulm është kryer nga ushtria izraelite në zonën humanitare A l-Mawasi, incidenti është në shqyrtim”, tha zëdhënësi ushtarak për AFP.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



