E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmenit shqiptar i hiqet sekuestro për pasurinë 13 milionë dollarëshe
Lajme

Biznesmenit shqiptar i hiqet sekuestro për pasurinë 13 milionë dollarëshe

Për biznesmenin shqiptar Gëzim Sallaku, Gjykata e Kasacionit në Itali ka vendosur anulimin e sekuestros së pasurisë. Sallaku ka qenë i akuzuar atje për pastrim parash.

Mediat italiane shkruajnë sot se gjykata ka vendosur të pezullojë sekuestron për pasurinë e tij prej 13 milionë euroshe, ku përfshihen edhe aksionet në klubin e futbollit Darfio.

Kujtojmë se Sallaku është president i këtij klubi e pronar i disa lokaleve dhe hoteleve në Brescia të Italisë.

Ai u arrestua në fillim të 2017-ës bashkë me vëllezërit Saimir dhe Isuf dhe po hetohej në gjendje të lirë. Vetëm tre ditë më parë, siç shkruajnë mediat italiane biznesmeni është njohur me vendimin e gjykatës që i kthen atij pronat dhe asetet e sekuestruara. Përmes avokatit të tij, Gezim Sallakut u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.