BKH aksion në Kodrën e Diellit
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, ku forca të specializuara janë angazhuar në veprime hetimore në terren.
Detajet mbi natyrën dhe qëllimin e këtij operacioni vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë deri më tani asnjë njoftim zyrtar.
Aksioni po zhvillohet në kushte të larta sigurie dhe informacionet lidhur me çështjen po mbahen konfidenciale.
Në këtë fazë nuk dihet nëse operacioni lidhet me arrestime, kontrolle apo procedura të tjera hetimore.
Pritet që në orët në vijim institucionet përkatëse të japin më shumë detaje për të sqaruar rrethanat dhe objektivin e ndërhyrjes së BKH-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


