E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blinken “parashikon” fundin e Putin: Ukraina po ia del të mbrohet
Bota

Blinken “parashikon” fundin e Putin: Ukraina po ia del të mbrohet

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 61dhe në syrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas takimit të tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev ka deklaruar se Rusia po vazhdon të përpiqet të “brutalizojë” pjesë të Ukrainës, duke shtuar se ukrainasit po “qëndrojnë të fortë” përballë një lufte shkatërruese.

Blinken pohoi gjithashtu se Rusia “po dështon në qëllimet e saj të luftës”, ndërsa Ukraina po ia del të mbrohet.

1

Në parashikimet e saj, Moska mendonte se lufta do të përfundonte shpejt, por nënvlerësoi jashtëzakonisht aftësinë e trupave ukrainase.

Blinken shtoi se një “Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të jetojë shumë më gjatë” sesa Vladimir Putin do të qëndrojë në pushtet në Rusi.

Ai gjithashtu dha një pasqyrë se si ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin arritën në Kiev, duke konfirmuar se dyshja udhëtuan me tren nga Polonia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.