Bllokadë në kufirin Kosovë-Shqipëri, pengohen kamionat që furnizohen në Shqipëri

Mesa duket Albin Kurti ka ndërprerë marrëdhëniet me Edi Ramën në një mënyrë që po përhapet në një skalë që nuk do t’i kënaqte askënd. Policia e Kosovës ka ndërmarrë hapat për të ndaluar lëvizjen e mallrave duke krijuar një bllokadë praktikisht në kufirin midis dy vendeve.

Kamionët edhe me targa të Kosovës qëndrojnë në pritje mbi katër orë për një vulë të cilën rëndom e blejnë me pagesa nën dorë.

Shoferët thanë se kanë orë që presin për të kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës, ndërsa në sportele po marrin më shumë kohë se zakonisht.

Këtu nuk ka kontroll fizik, vetëm vula, mbarum vallaj, vapë”, tha një ndër shoferat e bllokuar në doganë.

Kam 4 orë, kemi për të marrë vetëm një vulë. Shokë të mi kanë 7 orë, para 20 vitesh ka ndodh edhe tani”, tha tjetri.

Publikuar nga Publik Media