E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Bomba” e Stivi Frashërit: Ilir Daja egosit, sakrifikoi Bregun për ego!
Lajme

“Bomba” e Stivi Frashërit: Ilir Daja egosit, sakrifikoi Bregun për ego!

“Është egocentrik dhe i njëanshëm, ai ka fituar kampionatin nga një shqelm i imi”

Rrëfimi i Stivi Frashërit në podcastin “OFFSIDE” nuk u ndal vetëm te historia e tij personale, por mori një kthesë të fortë kur portieri shqiptar komentoi hapur figurën e trajnerit Ilir Daja, duke bërë deklarata që pritet të ndezin debat në botën e futbollit.

Frashëri e cilësoi Dajën si një trajner me aftësi të mëdha analitike, por që sipas tij, mbart edhe probleme serioze në raport me lojtarët dhe mënyrën e menaxhimit të skuadrës.

“Është shumë detajist në analiza dhe duhet dëgjuar me vëmendje, por është i njëanshëm. Egocentrik. Do të marrë të gjitha meritat për vete. Për disa është i nënës, për të tjerë i njerkës dhe mund të kthehet në versionin më të keq të mundshëm,” u shpreh Frashëri.

Ai shtoi se trajneri ka përfituar shpesh nga cilësia e skuadrave që ka drejtuar, duke lënë të kuptohet se sukseset nuk kanë qenë gjithmonë rezultat i drejtpërdrejtë i tij.

“Ka pasur fatin të ketë ekipe shumë të mira. Në Kosovë ka skuadra që e nisin kampionatin duke e ditur që do ta fitojnë në fund,” tha ai.

Por deklarata më e fortë lidhet me një episod konkret që, sipas Frashërit, ka ndikuar drejtpërdrejt në një titull kampion.

“Sot e kësaj dite Ilir Daja ka dalë kampion vetëm nga një shqelm që e kam ngrënë unë kundër Gjilanit,” deklaroi ai, duke habitur me sinqeritetin e tij.

Frashëri nuk la pa përmendur as mënyrën se si trajtohen lojtarët, duke sjellë shembullin e Dellovës, të cilin e konsideron ndër më të mirët në rajon.

“Dellova është një nga lojtarët më të mirë të Ballkanit dhe ai nuk ka dashur ta fusë fare në ekip,” shtoi portieri.

Kritikat vijuan edhe për një tjetër rast të bujshëm në futbollin shqiptar, largimin e Dejvi Bregut nga Dinamo, që sipas Frashërit lidhet drejtpërdrejt me trajnerin.

“Dejvi Bregu ishte lojtari më i mirë dhe më i evidentuar i Dinamos, por u largua për shkak të trajnerit. Daja e ka pjesë të egos që në fund të dalë e tija,” përfundoi ai.

Deklaratat e forta të Frashërit pritet të shkaktojnë reagime, duke hapur një debat të ri mbi rolin e trajnerëve dhe marrëdhëniet me lojtarët në futbollin shqiptar dhe atë rajonal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.