E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Botërori 2026, Ambasada e SHBA në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm
Lajme

Botërori 2026, Ambasada e SHBA në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë tifozët që planifikojnë të ndjekin nga afër ndeshjet e Kupa e Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara se duhet të nisin sa më herët aplikimet për vizë.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi për vizë mund të bëhet në çdo moment dhe nuk është i kushtëzuar me posedimin e biletës për ndeshjet e Botërorit. Procesi i shqyrtimit zhvillohet në përputhje me legjislacionin amerikan dhe vizat do të lëshohen vetëm për aplikantët që plotësojnë kriteret ligjore në fuqi.

“Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumente të rregullta udhëtimi për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane duhet të aplikojnë që tani. Nuk është e nevojshme të prisni derisa të blini biletat e ndeshjeve për të nisur aplikimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Autoritetet amerikane theksojnë se vizat lëshohen vetëm për aplikantët që kualifikohen sipas ligjit dhe rekomandojnë që procedurat të kryhen me kohë për të shmangur vonesa të mundshme.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksika dhe Kanadaja, ndërsa pritet të tërheqë miliona tifozë nga e gjithë bota. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të planifikojnë herët dokumentacionin dhe udhëtimin për këtë event të madh sportiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.