E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Botërori 2026/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët
Lajme

Botërori 2026/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

Hidhet shorti

Shorti i Kampionatit Botëror “FIFA World Cup 2026” është hedhur, duke krijuar 12 grupe të forta dhe të ekuilibruara, ku priten përballje të nxehta mes superfuqive të futbollit dhe skuadrave që vijnë si surpriza të kontinentit.

Turneu i parë me 48 ekipe sjell një format të zgjeruar, duke rritur konkurrencën dhe intensitetin që në fazën e grupeve.

Skuadra të mëdha si Brazili, Argjentina, Franca, Anglia e Gjermania kanë marrë kundërshtarë potencialisht të vështirë, ndërsa disa grupe janë tashmë cilësuar si “grupe ferri”.

Interes të veçantë paraqesin edhe ndeshjet e kombëtareve që synojnë të futen përmes Play Off-eve, mes tyre edhe Shqipëria, e cila mund të përfundojë në Grupin F.

Më poshtë renditen të gjitha grupet sipas shortit zyrtar:

SHORTI – BOTËRORI 2026

Grupi A: Meksika, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Fituesi i Play off D (Danimarka, Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Irlanda).

Grupi B: Kanadaja, Zvicra, Katar, Fituesi i Play off A (Italia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Bosnja Hercegovine).

Grupi C: Brazil, Marok, Skocia, Haiti.

Grupi D: SHBA, Australia, Paraguaji, Fituesi i Play off C (Kosova, Turqia, Sllovakia dhe Rumania).

Grupi E: Gjermania, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao.

Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia, Fituesi i Play Off B (Shqipëria, Polonia, Ukraina dhe Suedia).

Grupi G: Belgjika, Iran, Egjipt, Zelanda e Re.

Grupi H: Spanja, Uruguai, Arabia Saudite, Kapo Verde.

Grupi I: Franca, Senegal, Norvegjia, Fituesi i Play off 2 (Fituesi i Irak / Bolivi–Surinam).

Grupi J: Argjentina, Austria, Algjeria, Jordania.

Grupi K: Portugalia, Kolumbia, Uzbekistani, Fituesi Play off 1 (Kongo / Xhamajka–Kaledonia e Re).

Grupi L: Anglia, Kroacia, Panama, Gana.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.