Braimllari reagon pas gjobës 5 milionë lekëshe: Ja paralajmërimi për drejtorin e policisë së Korçës
Në një reagim të Braimllarit, publikuar nga zyra e shtypit të LSI-së shenjëstrohet drejtori i policisë Korçës, Ferdinand Mara dhe deputeti i kësaj zone dhe oministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI në Qarkun e Korçës. Gjoba tregon tmerrin që Edi Rama ka ndaj LSI. Edi Rama, Niko Peleshi nuk mund të intimidojnë simpatizantët e LSI me ushtarin e tyre në drejtorinë e qarkut të Korçës, Ferdinand Mara. Ferdinand Mara është ushtar i Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rragamit të bëjë kujdes të respektojë ligjin dhe të merret me trafikantët dhe trafikun e drogës dhe jo të gjobisë qytetarët e ndershëm. Më 25 prill të rinjtë dhe të rejat e Korçës do të çmontojnë këtë treshe që ka marrë peng Korçën”, thuhet në reagimin e Braimllarit.
Braimllari u gjobit nga policia, pasi në datën 7 shkurt, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me banorë të Maliqit, brenda një salle ku shihen të pranishëm mbi 10 persona, por edhe pse me maska, janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, në kundërshtim me rregullat e vendosura anti-Covid.
Kujtojmë që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është e para që u përball me ndryshimin e sjelljes së Policisë ndaj organizimeve elektorale të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit në raport me masat te merkuren ne qytetin e Elbasanit.
Kryemadhi replikoi me efektivët e Policisë së Elbasanit, të cilët pasi i komunikuan shkeljen e bërë, i caktuan si masë administrative gjobë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



