E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni për të votuar! Kthehuni në fuqi transformuese
Lajme

Bylykbashi thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni për të votuar! Kthehuni në fuqi transformuese

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso po mbajnë një konferencë për mediat.

Bylykbashi u shpreh se Reforma Zgjedhore u bllokua për një kohë të gjatë, ndërsa shtoi se vota e diasporës u propozua nga PD.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të cilët jetojnë jashtë të regjistrohen për të votuar, si një mënyrë për t’u kthyer në fuqi transformuese për partitë politike.

“U bllokua zbatimi i rekomandimit të OSBE.

Për 2 vite Rama duke dhunuar raportet mbajti peng komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos ndodhte asgjë e të bënte Pazar që Rama të merrte primin e mazhorancës, në lidhje me marrëveshje të tjera si vetingu.
Të gjitha u bënë të pamundura por është e qartë që Rama nuk pranon të bëjë ndryshime që garantojnë lirinë e votës dhe sistemi zgjedhor që miratoi PS të ndryshohej për të garantuar votë të barabartë.

Në kushtet e dështimit të Reformës Zgjedhore, sepse reforma nuk ka ndodhur, sepse u bllokua nga Edi Rama.
Në këto kushte, Kuvendi ka detyrimin kushtetues të zbatojë vendimet e GJK, janë tre vendime që trajtonin çështje të zgjedhjeve.

I pari vendimi për votën e personave jashtë Shqipërisë, çështja e herësit apo pragut zgjedhor dhe vendosja e një pragu zgjedhor prej 1 përqind për kandidatët e pavarur. Kjo e fundit vrasës për kandidatin e pavarur. U zhduk mundësia që kandidatët të pavarur të kandidojnë përballë partive të tjera.
3 detyrime kushtetuese për t’u trajtuar nga Kuvendi. Opozita ka qëndrimin se vendimet duhet të zbatohen.

PD arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e atyre që janë jashtë vendit. Propozimi i PD dhe opoziëts ishte më i gjerë se ai i PS e cila reduktonte votën vetëm tek emigrantët e ligjshëm.
Sa më shuëm shqiptarë të regjistrohen për të votuar nga ata që janë jashtë. Do të jetë një dallgë dhe fuqi transformuese për partitë politike”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.