E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Tahiri, Gjykata e Krimeve tërhiqet për të marrë vendim
Lajme

Çështja Tahiri, Gjykata e Krimeve tërhiqet për të marrë vendim

Po zhvillohet në këto momente në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi në ngarkim të ish-minitrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-komisarit në kërkim të Vlorës, Jaeld Çela.

Të dy këta kanë kërkuar gjykimi të shkurtuar.

Vëtëm pak minuta më parë trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të ketë ose jo një pranim të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Seanca nisi mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia është paraqitur edhe vetë personalisht në këtë gjyq. Nga ana tjetër ajo që ka rënë në sy në korridoret e Gjykatës së Krimeve të rënda kanë qenë provat e shumta të organit të akuzës, të cilat janë transportuar me karrocë dore. Bëhet fjalë për plot 53 fashikuj që përmbajnë mijëra dokumente dhe përgjime.

 

Në paraqitjen e fundit në Gjykatë pasi seanca dështoi, avokati Maksim Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim e shkurtuar për ish-ministrin. Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.