Çfarë i ndodhi? Hapet GoFundMe për Stenaldon, ja arsyeja

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një nismë mbështetëse është hapur në platformën GoFundMe për Stenaldo Mëhillin, ish-banorin e Big Brother VIP Albania, i cili po përballet me vështirësi ekonomike.

Pas përfundimit të eksperiencës në spektakël, Mëhilli ka ndarë publikisht situatën e tij, duke kërkuar mbështetje për të siguruar një banesë. Ai jeton me nënën e tij në Tiranë dhe synon t’i krijojë asaj kushte më të mira jetese, përmes blerjes ose ndërtimit të një shtëpie.

Reagimi i publikut ka qenë i menjëhershëm, duke çuar në hapjen e fushatës për mbledhjen e fondeve. Qëllimi është të ndihmohet përmirësimi i kushteve të jetesës për Stenaldon dhe familjen e tij.

Stenaldo Mëhilli ka bërë histori si banori i parë i verbër që ka marrë pjesë në një edicion të këtij formati televiziv, duke u vlerësuar për forcën, vendosmërinë dhe mënyrën se si përballoi sfidat gjatë gjithë rrugëtimit të tij në spektakël.

Publikuar nga Publik Media