Çfarë mesazhesh mbart kjo fotografi e freskët nga New Yorku?
Xhevat Mustafa|opinion|Publik.al
Në kuadër të takimeve gjatë Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuric, i prezanton vullnetarisht dhe me shumë kënaqësi misionarin e paguar shumë shtrenjt çdo muaj nga Beogradi, Richard Grenell “mish i huaj” në DASH dhe në rrethin e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump, me ministren e re të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Shumëkujt, sidomos SHQIPTARËVE, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe në Diasporë, logjikisht e me arsye të forta, u lindin të paktën tri pyetje:
- A nuk mund ta bënte këtë punë një diplomat apo diplomate nga dy ambasadat e Shqipërisë në SHBA?
- A është varrosur përfundimisht apo është ende gjallë “Ballkani i Hapur”?
- A nuk na dhuron bujarisht ky takim dhe kjo fotografi arsye të forta që të kthehemi rreth 80 vjet pas në kohë dhe të mendojmë se vëllazëria e vjetër; Tito, Miladin, Dushan, Enver, vazhdon me trashëgimtarë e misionarë të rinj?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


