Çfarë ndodhi? Shqipe Hysenaj shpërthen keq ndaj Valdrin Sahitit
Një debat i fortë është ndezur në rrjetet sociale mes Shqipe Hysenajt dhe stilistit Valdrin Sahiti, pas një interviste të këtij të fundit që ka shkaktuar reagime të shumta.
Shkak është bërë një video ku Sahiti dëgjohet duke folur për figura të njohura që, sipas tij, përfaqësojnë Kosovën dhe botën, duke përmendur emra si Dua Lipa dhe Rita Ora, si edhe referenca nga sporti dhe moda ndërkombëtare.
Në video, Valdrin Sahiti shprehet:
“Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën. Italia pa Juventusin nuk është Itali. Kush është Franca pa Chanel dhe Dior. Italia pa Interin nuk është Itali. Çka është Italia pa Da Vinçin?”.
Deklarata e tij ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Shqipe Hysenajt, e cila e ka cilësuar këtë si një nga deklaratat më të papranueshme që ka dëgjuar kohët e fundit.
Ajo ka publikuar një reagim të gjatë, ku shprehet:
“Një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj. Kush është Kosova pa Adem Jasharin? Shqipëria pa Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin, Skënderbeun? Pa gjithë shkrimtarët që kanë kontribuar për gjuhën shqipe, ka qenë luftëtar me penë. Kosova si me ju si pa ju, ju vetëm po shijoni frutet e atyre që kanë luftuar për vatan dhe për liri. Ju jeni një pikë uji në oqean, këngëtarë e stilistë a çfarë jeni tjetër, si të jesh ti (me leckat e tua) si mos të jesh, Kosova mbetet shtet i pavarur. Kaq kisha për sot dhe mos i jepni shumë gojës, se ju s’keni kontribuar asgjë për Shqipëri dhe Kosovë. Një gozhdë nuk keni ngulur”.
Debati ka nxitur reagime të shumta online, duke ndarë opinionin publik mes mbështetësve dhe kritikëve të dy figurave.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



