Çfarë po ndodh me fatin e Ukrainës? A do ketë një kompromisit për të ndalur luftën?!

Mungesa e një agjende gjeopolitike të perëndimit ishte reflektuar që në vitin 2014, kur Rusia kishte pushtuar Krimenë pa hasur në rezistencë të mirëfilltë.

Transaksioni për të cilin po dikutohet ndërkohë, do të nënkuptonte që Ukraina të hiqte dorë nga territoret e pushtuara aktualisht nga rusët, por me garancinë se “Ukraina perëndimore” e mbetur do të anëtarësohej menjëherë në NATO.

Ky skenar i kujton analistëve dhe studjuesve modelin e ndarjes së Gjermanisë fill pas Luftës ës Dytë Botërore në pjesën e Gjermanisë Perëndimore, që i ishte bashkuar NATO-s dhe pjesën e Gjermanisë Lindore që do të ngelej nën suzerenitetin e BRSS-së.
Le të kujtojmë se konform Marrëveshjes së Potsdamit të 2 gushtit 1945, katër fuqitë fituese: SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca vendosën të ndajnë Gjermaninë në katër zona pushtimi. Të tri zonat perëndimore do të ristrukturoheshin në kuadër të demokracive liberale perëndimore nën një lloj suzereniteti të SHBA-ve.

Më 23 maj 1949 qe shpallur Ligji themelor për Republikën Federale të Gjermanisë, respektivisht kushtetuta e Gjermanisë Federale që do të shërbente për tri zonat nën kontrollin e fuqive perëndimore. Në zonën e administruar nga Bashkimi Sovjetik, u zhvillua një shtet i varur nga BRSS: Republika Demokratike e Gjermanisë  [që do të ketë jetë nga 7 tetori 1949 deri në ribashkimin e Gjermanisë më 3 tetor 1990.

Konkretisht, plani është që të dorëzohen territoret e pushtuara të Ukrainës – Krimea dhe katër rajonet e tjera që Rusia ka pushtuar në dy vitet e fundit – Kremlinit, për të përmirësuar bazat në kufij dhe çfarë ka mbetur nga Ukraina për t’u anëtarësuar në NATO. Një rrugë që të kujton ndarjen e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Derisa në Perendim diskutohen skenarët për ndarjen e Ukrainës dhe merret në konsideratë modeli i Gjermanisë së pas lDB, Putini ka hedhur në letër planin për vijimin e luftës për tri vitet pasuese. Ai ka projektuar idetë për okupimin e pjesëve të mëdha të Ukrainës deri nga fundi i vitit 2026 e që përfshijnë territoret në krahun lindor të lumit Dnjepër.

Ja si duket plani i Putinit për luftën gjatë tri viteve pasuese  dhe prosperimi i saj në një hartë të publikuar në BILD:

Çfarë po ndodh në Ukrainë?

Pika e kthesës në Ukrainë?

Raporti i të përditshmes italiane ‘La Republica’ bën të ditur se një skenar i tillë do të përshpejtonte dërgesat e ndihmave në Kiev, të cilat aktualisht janë të bllokuara në Kongresin amerikan – veçanërisht në pritje të një rikthimi të mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tutje në raport potencohet: edhe pse ky opsion nuk është një qëndrim zyrtar, ai duhet të diskutohet joformalisht dhe nuk duhet të jetë jorealist, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Lidhur me propozimin në fjalë qeveritë evropiane duket se janë skeptike dhe atë nga frika se ai mund të mbështetet nga Donald Trump, nëse ai rizgjidhet në nëntor. Trump ka theksuar vazhdimisht se ai do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë sapo të ishte në detyrë.

Një marrëveshje eventuale evropiane rreth këtij plani që pledon për ndarjen e Ukrainës do të mund të zhbllokonte ndihmën për Ukrainën, e cila do të mund të ishte qensore për sigurimin e kufijve në përputhje me interesat e sja jetike që ndërlidhen tani me mbijetesën e kombit ukrainas.

Nëse zgjidhja e ndarjes pranohet realisht, konkludohet në artikullin e La Republikës, “Ukraina (…) duhet të rimarrë sa më shumë nga territori i saj, dhe për të arritur këtë qëllim, ushtria e Zelenskit duhet të furnizohet me armë, municion dhe ndoshta edhe njerëz.”
Një vit më parë filozofi i së drejtës dhe avokati i njohur për çështje penale, tashmë në pension, Reinhard Merkel (Universiteti i Hamburgut) e përshkroi detyrimin e Ukrainës për të qenë e hapur ndaj negociatave të paqes si një imperativ etik.

Tashmë është fakt noterial se interpretë të së drejtës ndërkombëtare, me theks të filozofisë ligjore, herë pas herë i referohen një lloj boshllëku të supozuar në teorinë e luftës së drejtë që filozofi Frankfurt Darrel Frank Moellendorf pati përpjekje për të kontribuar përmbylljes së tij [boshllëkut]. Paradigma e tij njihet tashmë në qarqet e specializuara si “ius ex bello”. Sipas saj, “edhe gjatë dhunës, ka detyrime ligjore për të gjitha palët në konflikt që të kërkojnë mënyra ex bello për t’i dhënë fund luftës, edhe nëse kjo do ta pengonte. qëllimet e tyre ushtarake apo politike.
Në këtë rast një “ius ex bello” është vetëm një formulë në të drejtën ndërkombëtare që është e pakuptimtë për sa kohë që “ariu rus” është në tërbim dhe vazhdon të aneksojë pjesë ët një shteti të pavarur, siç është Ukraina. Prandaj Putini do të luajë lojën e negociatave për paqen për aq kohë sa do të përfitojë.

Por nëse politikanët europian duan vërtet ta shtyjnë Evropën drejt një lufte kontinentale me idenë se do ët ruajnë pushtetin, do të varet mbi të gjitha nga vet votuesit europin, të cilët do t’ua japin ose do t’ua heqin mandatin në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkaq elitat politike ukrainase meqë kishin ndërtuar strategjinë mbrojtëse ekskluzivisht duke u bazuar tek besimi ndaj aleatëve perednimor, para së gjithash SHBA-ve, tani e kanë sjellë shtetin para alternativës midis vazhdimit të domosdoshëm e tejet tëi rrezikshëm të luftës për mbijetesë të zhveshur, dhe negociatave të dhimbshme me Moskën, në të cilat ajo [elita politike] do të duhej të hiqte dorë nga territoret e saj të pushtuara.

Një mal mediash amerikane dhe evropiane me ndikim po bëjnë thirrje që Kievi të ngrijë situatën në terren, që nuk është gjë tjetër veçse pëlqim për humbjen e territorit.
Duket se Vladimir Putini dhe Volodymyr Zelensky aktualisht nuk bien dakord vetëm për këtë çështje.
Për Zelensky-n, pranimi i humbjes së katër rajoneve të reja, përveç Krimesë, do të thotë vdekje politike, sepse ai mund të kishte fituar shumë më tepër përmes negociatave me Moskën, kështu që lufta do të dukej krejtësisht e kotë dhe katastrofike në pasojat e saj; Rusia ndoshta do të ishte e kënaqur me rezultatet e arritura ushtarake, por vetëm me kushtin e krijimit të një zone të gjerë tampon që ndoshta do të përfshinte Kharkivin, Odesën dhe të gjithë zonën deri në bregun lindor të Dnieper (natyrisht, pa Kiev dhe Sumy rajoni) i cili duhet të jetë nën një lloj kontrolli të tij, si dhe marrja e garancive strategjike të sigurisë nga Perëndimi, për të cilin Moska këmbëngul dhe për të cilën ajo filloi luftën.

Në këtë stad të luftimeve në terren, duke marrë parasysh ekuilibrin e fuqisë në trekëndëshin Perëndim-Rusi-Ukrainë, edhe laikët e kanë të qartë se humbësi i vërtetë, pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje apo jo, në këtë betejë të ashpër gjeopolitike globale, do të jetë vetëm Ukraina.

Luftërat zakonisht përfundojnë kur njëra palë dorëzohet ose të dyja palët vendosin se vazhdimi i luftës nuk do të jetë më i dobishëm. Lavjerrësi i gjykimit tani anon nga varianti i dytë, që të dy palët duket se janë në konkluzionin logjik: vazhdimi i luftës nuk do ët jetë i dobishëm për asnjërën palë.
Skenari më i keq do të ishte që Ukraina të detyrohet të kapitullojë dhe të dorëzohet ndaj kërkesave ruse. Kjo do të kishte pasoja të paparashikueshme, sepse do të forconte politikat e Putinit. Kjo do të ishte e rrezikshme edhe për fqinjët e tjerë të Rusisë, veçanërisht për vendet baltike, edhe nëse janë anëtarë të NATO-s, sepse Putini mund të arrinte në përfundimin se NATO nuk do të bënte një luftë të madhe dhe as do të rrezikonte një luftë bërthamore për shkak të këtyre vendeve të vogla.
Në këtë linjë mendimi do të mund të shtonim se kapitullimi i Ukrainës do të rrezikoj seriozisht edhe Ballkanin Perëndimor, duke imponuar një rishikim të plotë të hartës politike. 
Insistimi i Serbisë për ta penguar me çdo çmim aderimin e Kosovës në organizatën më të vjetër paneuropiane, siç është Këshilli  i Europës, por edhe mosnënshkrimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit [27 shkurt 2023], është pjesë e strategjisë për ta shtyrë këtë çështje tutje, duke e bërë akt të kryer pamundësinë e përmbylljes së kësaj çështjeje në kuaëdr të rendit aktual botëror,  të dominuar nga Perednimi [SHBA-BE]. Serbia logaritë se vetëm përmes një bote multipolare, ajo  mund të rikthehet në Kosovë, respektivisht mund ta aneksoi veriun e saj, që mbetet në kaudër të strategjisë përcjellëse në procesin e krijimit të Botës serbe. Duket se ngjashëm si Sllobodan Millosheviqi që në epokën e tij nuk i kishte lexuar si duhet mesazhet që sillte rënia e Murit të Berlinit, edhe Aleksandar Vuçiqi nuk i ka lexuar si duhet mesazhet e luftës në Ukrainë.

Mes fitores së Ukrainës dhe kapitullimit rus të mundshëm janë një seri skenarësh të kompromisit. Por, kompromisi në situatën aktuale me shumë gjasa nuk do të ishte një zgjidhje e përhershme; ai do të shenjonte një lloj pezullimi të përkohshëm të luftës, si mundësi për që të dy palët për rigjenerim forcash  për fillimin e një lufte të re në një momentum të ri politik.

Sidoqoftë, ky kompromis për klasën aktuale politike në Europë, duket se ka përparësi në krahasim me të  ashtuquajturën “zgjidhje e Trump-it”, që konceptohet thjeshtë si një kapitullim ndaj dominimit rus.

Publikuar nga Publik Media