E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stoltenberg nga  Kievi: Më shumë ndihma do të vijnë së shpejt
Lajme

Stoltenberg nga Kievi: Më shumë ndihma do të vijnë së shpejt

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev më 29 prill.

stoltenberg

Gjatë vizitës, ai tha se armët dhe municionet në Ukrainë do të nisin të arrijnë në shtet, përderisa pranoi se aleatët perëndimorë kanë dështuar të mbajnë premtimet sa i përket mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Duke folur në një konferencë për media së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin ukrainas, Stoltenberg gjatë vizitës së tretë që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 2022, tha se “vonesat serioze në mbështetje kanë shkaktuar pasoja serioze në fushëbetejë.

“Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për një paketë të ndihmës dhe aleatët evropianë ishin në gjendje të dërgojnë municione në shkallën që kanë premtuar”, tha ai.

“Ukraina për muaj të tërë ka numër më të vogël të ushtarëve dhe ka pak municione… Më shumë ndihmë do të vijë së shpejti”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar paketën e ndihmës më 24 prill, pasi Senati amerikan e miratoi atë. Legjislacioni ishte bllokuar për muaj të tërë në Dhomën e Përfaqësuesve, por udhëheqësit republikanë të Dhomës u pajtuan që masa përfundimisht të hidhej në votim dhe kaloi më 20 prill, duke ia përcjellë Senatit.

Paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën, që SHBA-ja miratoi, është në vlerë prej 61 miliardë dollarësh./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.