Bllokimi i “Report” për Ramën nga RAI, gazetari: Diçka që s’bëhet me para, bëhet me shumë para

Ata zhdukën hashashin 99 për qind nëpër raporte, s’po fikin një emision te Rai!

Mbrëmë ishin 20 milionë njerëz online që prisnin dhe u zhgënjyen…

Gazetari Basir Çollaku ka reaguar mbi tërheqjen e italianëve nga investigimi për qeverinë “Rama”.

‘Rai 3’ paralajmëroi se do të kishte një pjesë të dytë kundër Ramës dhe Agaçit, por dje në emisionin “Report” nuk pati asnjë gjë për vendin tonë. Si duket kërcënimet e Ramës dhanë efekt dhe italianët u tërhoqën.

Sipas Çollakut, Amerikanët thonë, diçka që nuk bëhet me para, bëhet me shumë para.

Ata zhdukën hashashin 99 për qind nëpër raporte, e s’po fikin një emision 80 për qind… vërtet e keni.

Mbrëmë ishin 20 milionë njerëz online që prisnin dhe u zhgënjyen.

Amerikanët thonë, diçka që nuk bëhet me para, bëhet me shumë para.

Ky nuk është aludim për RAI aspak.

Ky është kompliment për Ramën..”, shkruan ai.

Emisioni italian tregoi se si Engjëll Agaçi, një avokat i trafikantëve, negocioni për paktin e refugjatëve. Kjo soli reagime të shumta nga Rama, duke sharë e kërcënuar. Ndërkohë dje krah tij doli edhe kryeministrja Meloni.

Për herë të parë nga një aktivitet në Piazza I Maggio në Pescara, nga ku kryeministria Meloni shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet evropiane u ndal edhe në atë çfarë prodhoi e transmetoi Rai3.

Sa i përket emigrantëve ne kemi një marrëveshje me Edi Ramën, por çfarë ndodhi? Hapu dhe… E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falenderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian. Ata e linçuan. Edhe Tele-Meloni, ju e dini, apo jo? Nuk e njihni Tele-Melonin? Ai që bëri një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgoj Ramës dhe gjithë popullit shqiptar solidaritetin tonë për këtë që iu bënë”, tha Meloni.

Publikuar nga Publik Media