Çim Peka kryqëzon Bashën/ Hoqe njeriun që filloi betejën me krimin
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Çim Peka, teksa ka vijuar diskutimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se ky i fundit ka hequr nga lista e PD, njeriun që filloi betejën me krimin.
“Ke hequr njeriun që ja tha në sy përballë. Ky njeri që ti e hoqe, Jozefina Topalli i tha Mark Frrokut në parlament je vrasës. Më pas e hoqe nga lista”,-deklaroi Çim Peka.
Më tej Peka është shprehur se “sjellja me LSI-në gjatë fushatës elektorale ishte një gafë. I fale LSI-së opozitën e cila kishte 8 vite në pushtet”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



