E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’po ndodh? Rama largon serverat dhe dosjet nga kryeministria
Flash

Ç’po ndodh? Rama largon serverat dhe dosjet nga kryeministria

Një informacion i raportuar nga një burim anonim në redaksinë tonë ngre pikëpyetje mbi lëvizjet e kryera në ambientet e Kryeministrisë, ku, sipas këtij burimi, rreth mesditës janë larguar dosje me dokumente dhe serverë.

Burimi pretendon se bëhet fjalë për dokumente të rëndësishme dhe se transportimi i tyre lidhet me shqetësimet për një sulm të mundshëm ndaj godinës gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas të njëjtit informacion, largimi i dokumenteve dhe pajisjeve teknologjike është kryer si masë paraprake, për shkak të frikës nga përshkallëzimi i situatës dhe mundësisë së incidenteve pranë selisë së qeverisë.

Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka konfirmim zyrtar për transportimin e dosjeve dhe serverëve, për natyrën e dokumenteve që pretendohet se janë larguar apo për arsyet e një veprimi të tillë.

Informacioni i përcjellë nga burimi anonim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga redaksia. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse lëvizjet e pretenduara kanë ndodhur dhe nëse kanë lidhje me shqetësimet për sigurinë e godinës së Kryeministrisë.

Redaksia do të vijojë verifikimin e informacionit dhe do të pasqyrojë çdo reagim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.