Dalin mesazhet e gazetarit: Të dua nuk të heq dot nga mendja, kur të vdesësh…
Gazetarja e televizionit të njohur, e cila përndiqet nga i riu 26 vjecar, Sadik Sejdinaj gjithashtu gazetar, duket se nuk është e vetmja. Pas lajmit për ndalimin e tij në redaksinë e “BalkanWeb”, një tjetër gazetare që kërkon të mbetet anonim, ka denoncuar gjithashtu mesazhe të pafundta që i riu ia dërgonte përmes rrjeteve sociale.
Burime zyrtare nga policia thanë sot se gazetari Sadik Sejdinaj, akuzohet se në mënyrë të përsëritur kanoste me mesazhe në telefon vajzën me inicialet A.T. E reja e gjendur në këto kushte ka denoncuar 26-vjeçarin në polici, ku ka deklaruar se i riu e përndiqte./BW


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



