Debate të forta në distancë, Meta ultimatum Ramës: Shto testimet dhe spitalet, rimburso pacientët! Mjaft më me PPP korruptive
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i është përgjigjur mnjëherë deklaratës së Ramës, i cili tha pak më herët se opozita përfshirë këtu dhe Kreun e Shtetit, i ka varur shpresat për pushtet te katastrofa shëndetësore.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Meta i jep disa këshilla në formë ultimatumi kryeministrit Rama.
Ndër të tjera ai i kërkon që të shtojë testimet dhe spitalet, e nga ana tjetër të rrisë buxhetin për pandeminë.
Reagimi i Metës
Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!
Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet!
Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!
Pas shumë deklaratave, së fundmi ka reaguar sërish Kreu i Qeverisë Edi Rama i cili në tëiiter thotë se infektimet dhe humbjet në jetë po shtohet në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.
Sipas Ramës ne po bëjmë më mirë se shumë vende, nëse krahasojmë infektimet dhe vdekjet në 24 orë, në raport me numrin e popullsisë.
Me ironi Rama i drejtohet Metës: Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



